Kinema barrikada…Vladimir Bizhga


KINEMA BARRIKADA…
Akoma
Karbonat
e aparateve.
Shkrepetijne,
Dridhen,
ne bobinat
e mëdha.
Ne dhemb
Ingranazhesh,
ne celuloid
te filmit,
koha
behet
dhe c,behet
pambarim..
Kinema
Barrikada,
të vdekurit
e gjallë,
Si kishe
E shpirtrave
te vrare,
e prangave
shtrënguar
deri
ne dhimbje.
Zemërim
dhe besime
të egra,
gjysmë
të vërtetat
dhe komplotet
dhe kamban
e katedrales
dhe ikonat
te tyren
shpirt
se shuajnë,
kurr………….
kinema
Barrikada,
Boks
kish
ne dreke,
me urrat
këmbët,
qe shkundeshin,
si takmak.
A, e dini,
qe ne mbrëmje
vallzimi
kish,
gjer ne darke.
Dhe bokës
dhe gjyqe
dhe vallzim,
mësymje,
Histerike,
Ulëritëse,
te dhjetefishtë.
Jetoim
në një botë,
me ëndërra.
Principata
te sajuara
mesjetare,
fshatarët
e shpërngulur,
Kryetar
Partish,
demagog,
peizazhe
monstruoze,
betoni
Daun
Parafabrikuara..
Ku mbytej
vuajtja
me pije,
urrejtje,
histori
konspirative
fantastike….
Të burgosur
Politikë,
Admiral,
qe kërcente,
me fantazma,
valsin
e lumturis,
me kurrizin
nga plumbat
carë..
Përçart,
çmendur
mburoja
e krishterimit,
me thikë
në shpinë…
Me dritën
e hënës
së plotë,
në pyje.
Galaktikash.
E panjohur,
errësirë,
e pashmangshme
e relaksuar.
Koha qe
si anije
e mbytur
ne mallbordin
elektronik..
As konfirmuar
as mohuar,
në ekstazë,
Kur letrat
si murgjerit
erdhën
dje,
te pandryshuara.
Por mua
Asgjë ,
nuk më
motivon..
Nuk ka
Mbetur
asgjë
Dhe shkel,
Mbi
Gjethet
E verdhesuara,
Te rrepeve,
Ne pedonalen
E merzitshme
Te tiranes….

About Post Author