Sa më dukej se zemra;
Në vënd të gjakut pomponte lot.
Sa shumë kisha qarë!
Edhe vreri m’ ish ngritur në lot.
Kushedi sa kisha ndënjur pa gjumë!
Ndofta kot.
Loti është humbje.
Nuk ndërtohet kalaja me lot.
Isha ngritur jermas në rrugë!
Kisha harruar se ka zot.
O Zot jepna forcë;
Të mos e shprazim lotin e vrerin kot!
Kisha ndezur një zjarr; ndanë udhës ku më zuri nata.
Zjarr bubulak.
Me gjithçka që pata.
Dogji zjarri.
Shumë dogji.
Zjarri nuk djeg gjëra pa vlerë.
Kashta kashtë është.
Të djeg.
Po s’ të ngroh as në verë.
Kisha qarë
Oh da kisha qarë
N’atë zheg
Ku dimri dukej
Se s’ do ikte kurrë.
Në zgjim iu ktheva vetes;
Mos u skìth he burrë.
Me lotë nuk nurrëron kurrë.
Në zgjim. Sërish në zgjim.
Mora udhët
Pa asnjë synim.
Qe një zgjim.
Nuk qe një zgjim
Qe një hap
Që më priu në udhëtim.
Eh udhë e bekuar!
Që më prive në zgjimin tim
Në udhëtimin tim sublim!
