Kjo akullsia jote na çoj në pole..!Ardian Muça


Ardian Muça

Mua nga ëndërr,më ktheve në lodër.
Nga ato kinezet,qê mjaullisin si kotele.
Mbeta si dordolec,atje lart në kodër.
Të trembja grabiqarët me t’mijat xhele.
@
Të thashë,”kjo sjellja jote,na bëri të huaj!
T’i qeshje,premtoje e shpesh më harrove.
Mjaft moj narciste e shikon,sa po vuaj?!
T’i me gënjeshtra e sofizma më mashtrove.
@
Unë asnjëherë,nuk të pashë si femër!..
Mbi njollat e ndryshkut,t’ë hodha varak.
Ato,që kisha,t’i dhurova me gjithë zemër!
Po s’u bëre kurrë sozia e shpirtit tim binjak.
@
T’i tremba,grerëzat,galat e çakenjtë…
Për dallgët e cunamin,varkës i vura vela.
T’i pastrova retë të shihje yllin e shenjtë.
Udhën ta ndriçova dhe i vura tabela…
@
E di,që një s’i unë,nuk gjenë sipër dherit.
I penduar nuk jam dhe pse keq u solle.
S’më the një herë,”më fal,as faleminderit”!..
Kjo akullsia jote na degdisi larg në pole..!