Kjo ditë e bukur pranvere sot,po më vë në mendime,
po bën të shkoj në botën e fëmijërisë
time.
Aty në rrugët e ngushta të qytetit tim,ku luanim,ne fëmijët,çdo ditë,
aty ku Dielli na i ndriçonte fytyrat, tona gjithë dritë.
Shëtisnim në anë të parqeve me lule dhe gjithë gjelbërim,
dhe uleshim nëpër stola soditnim natyrën gjithë adhurim.
Në këtë ditë të bukur pranvere,Dielli lindi plotë shkëlqim,
i dha qetësi dhe lumturi sot, shpirtit
tim.
Melodia e ëmbël e zogjve dëgjohet nëpër pemë,
zëri i tyre kumbues zemrën time sot,po ma dëfren.