Kjo e shtunë-Petro L. Sota


————————-

Kjo e shtunë, se pse më duket e trishtuar,

Ndoshta mëngjezi, kish ardhur me mjergull,

S’po duket asgjë gjithë qielli është mbuluar,

Shoh nga dritarja, një harabel mbi pjergull.

Ditët dalëngadalë, më ftohta po na vijnë,

Herë herë të mbuluara si me carcafë ngjyrë gri,

Dhe netët te heshtura nga mëngjezet gdhijnë,

Por kjo gjë, nuk po më duket si ndonjë çudi.

Dhe shumë gjëra të tjera, s’më duket më çudi,

Se ndoshta ikën, e mbase vetë vera i mori,

Vërtetë po kthehen, ditët e mjergullta me shi,

Por kështu mbase ka ardhur gjithmon dhjetori.

Nuk është kjo pamje e zymtë që mua më vret,

Dhe nuk duket i habitshëm, gjithë ky ndryshim,

Një zë i brëndshëm, s’po më le dhe po me flet,

Per të shtunat që ikin, si avijonat në fluturim.

Çdo muaj që vjen më duket se do vish dhe ti,

Nuk më duket çudi pse kaq shumë të ndjej,

Mbyll sytë duke menduar të ndodhi mbrekulli,

E i hap mengadalë, por ty, askund s’po të gjej.

Duke të menduar ty,ashtu si për çdo të shtunë,

Që ikje dhe vije, duke të pritur këtu, si çdo herë

Një re malli e sillje,me avijonin e linjës tek unë,

Dhe dimër të ishte, mua më dukej si pranverë.