Kjo është toka ime!Shqiponja Pazaj Veshaj


Shqiponja Pazaj Veshaj

Kjo është toka ime!

Perkundur shekujsh nën një emblemë,

Kastriotët me gjoks hapën rrugën e shqipes,

Mes vetëtimash të plumbit e ngritën folenë!

Kjo është toka ime!

Nga shekujt ardhur mes plagëve shtrydhur,

Çdo pikë gjaku Feniks rrjedh në duar,

Qerpikët nga baruti djegur, zhuritur,

Etjen me lot sakrifice shuar.

Kjo është toka ime!

Në kufinjtë e të djeshmes dhe të tashmes cunguar,

Fatalisht tretur ështrat e stërgjyshërve,

Nën kthetra pushtetesh gjunjëzuar.

Kjo është toka ime!

Me banorët e saj zemër-dridhur,

Ata që zhgënjimin përtypim prapë e prapë,

Nëse ky realitet tingëllon i hidhur,

Ta zhbëjmë sot, pa shkuar më gjatë!..

Shqiponja Pazaj Veshaj Shkurt 19 .02.2024!

Mund të jetë një imazh i porta e Brandenburgut

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 118

Të gjitha reagimet:

4Kristo Çipa, Sejmen Gjokoli dhe 2 të tjerë