Kjo folezë-Mialba Shehu


Sa e dua folezën time

Aty ruaj shumë kujtime,

Në çdo pëllëmbë të saj

Është albumi i jetës time

Kjo folezë u ndërtua,

Me djersë betoni u gatua,

Ndjehem mirë këtu ku jam,

Jam e qetë te ky prag.

Le te lodhem e të robëtohem

Djersa trupin le t’ma lai,

Që kjo folezë të ketë jetë,

Me nipër e mbesa të jetë.

Gjithë botën të falin,

Si foleza jote s”ka,

Seç ka një ëmbëlsirë si mjalti,

Në çdo cep i puth dhe trarët.

(Ruhet e drejta e autorit)