Kjo më dhemb-Berzat Sadiki


KJO MË DHEMB

Nëse të përkëdhel,

do të biesh në gjumë.

Nëse të lavdëroj,

do të fluturosh mendsh.

Nëse nuk të këshilloj,

do të mbetesh në injorancë.

Kjo më dhemb.

Kur të shaj, gëzohu!

Sharjen time e ke bekim.

Mos më braktis!

Sepse e ke braktisur lirinë.

Mos më shaj!

Jam vizioni yt.

Nëse nuk më sheh mua,

nuk e ke parë as diellin.

Më kërko, afromu, më lut!

Do ta kesh dashurinë.

Dashuria është jeta e jetës.

Kahja e vetme e njerëzimit.

Mos më urre!

Sepse të dua si vetveten.

Pa njolla.