Kjo natë-Donike Rrethej


Sa e errët sonde kjo natë, t’ligshta mendimet,

e nata n’gjoks t’saj fsheh shpirtna qi lazdrojnë ,

sa t’rradha lutjet ,sa t’pakta rrëfimet,

këta rrugë t’mallkueme na ndajn,na bashkojnë.

Sa e heshtun kjo natë sonde ,sa mistere fsheh,

terri ka mbulue shpirt ,sy e zemra,

jan këta rrugë qi na bashkojn,çastet bahen

heshtje,

e po këta rrugë qi na ndajn ,na bashkojn nëpër

andrra.

Sa e lig kjo natë ,sonde sterr….sterr e zezë,

kërkoj pak Paqe ,ah…sa kushton ?!

nji qindarkë e vjetër mbi kalldram gërset,

këta shpirtna pa Paqe ,kjo natë sa m’frigon.

Si vejushë vetmitare m’duket sonde kjo natë…

qi rrëfimet i ban rreth nji pemës n’magji ,

ah , sa e errët ,e ligë e e heshtun,

këta rrugë qi na bashkuen ,na ndanë n’përjetsi.