Kjo vjeshtë më erdhi me ty…Kledi Shegani


Kledi Shegani

Kjo vjeshtë më erdhi me ty… Trokite në gusht e mendimet kanë marrë ngjyrë e vijnë kaq të bukura.

Kisha kohë që vizatoja me mendje detaje e ëndërroja , duke e konturuar unë ëndrrën, me nota optimizmi e grimca dyshimi.

Shpesh, heshtja, e me vështrimin diku larg mendoja se diçka e bukur do vinte drejt meje, ashtu thjesht, pa zhurmë e bujë, të më pushtonte shpirtin, t’i jepte vlerë përditshmërisë, të ndryshonte koordinatat e qënies sime. Nuk paskam pritur më kot, ti erdhe…

Vjeshtë, gjethet bien, lulnaja e mendimeve është më e bukur se kurrë…

Vjeshtë, gjethet bien, lulnaja e mendimeve është më e bukur se kurrë…