Ashtu si pa zhurmë, sytë u takuan, u ndezën shpirtrat e dritë u bë vendi.
Magjia u vesh me ndjenjat tona e Kleari lindi.
Takuar ëndrrash, e parë vegimesh, me duar shtrënguar e det përqafimesh,
Kleari lindi.
Krijesë shpirtrash që botën zbukuron.
Të duam…
