Kleo Lati:”Shpirtra të shitur”


Shkrimtari Kleo Lati ka shkruar në faqen tij në facebook lidhur me botimin më të fundit të këtij autori:

Kënaqësi të ndaj me ju, të dashur miq, emocionin e bukur të botimit të romanit tim të ri “Shpirtra të shitur”. Në këtë roman përshfaqet drama e shoqërisë dhe e individëve të ndershëm të saj. Korrupsioni moral në bashkëjetesë me të gjitha versionet dhe derivatet e tij, në këtë libër përbëjnë temën dhe njëherësh edhe brendinë e një jete të një shoqërie që nuk e ndan dot bashkëjetesën e nevojës me poshtërimin, të dinjitetit nga përthyerja dhe shitja e shpirtit. “Shpirti i shitur? Eh, edhe ky është mall! Një lloj i veçantë malli. Nuk shihet me sy, nuk preket me dorë, si çdo mall tjetër, megjithatë si çdo mall shitet dhe blihet” – thuhet diku në këtë roman.

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale” – thoshte Mark Twain. Ju jeni miq të mirë, shpresoj t’ju kem dhënë një libër të mirë. Por ky gjykim tashmë ju mbetet juve, lexuesve.

About Post Author