
KLEOPATRA
gjurmë e fundit e dritës pas një mal.
Zmadhohej dhimbja e Adamit mbi njohjen,
trajektores rreth një gjysëm hënë kënd vizual.
Prej ndarje të paimagjinuar shpirti i flladitej,
në ecejake xhepa resh të shpuar.
Në të errët, dritë e verdhë hënore harkon,
Mbi korifinë e një pylli të lakuriqësuar.
Ku shuplaka ere grisnin copa kujtime.
Yje derdhi qielli, shndërritur mirazhin tënd.
Prej gotës së mërzisë derdhur vesë,
Mbi petale të kuqëremtë trëndafilesh, buzëqeshe.
Universi prapa skenës kompozonte,
Vizionin origjinal të padëgjuar,
Dhomave të shpirtit, shkruar hieroglife.