“Klitha”-Poezi-Eqerem Canaj


1

Herekur ishim cepezinj,
tashme grive e thinjoshe,
zemerhekur ishim dikur,
tani trung rrapi krejt bosh.
Athere djersa binte pike- pike,
pike- pike barnat tani pime,
diellin dikur e merrnim ne sy,
ndersa ata sy tash te ngrire.

2
Dhe na tundonte ne fjala “burre”,
i cili po bente dy male bashke,
“rini”, fjala qe te ngec ne gryke,
me kembet ketu e syte jashte.
Im bir, i zgjedhuri me dore,
per te cilin ati e merr ne balle,
qe tash ne siklet per librat e mi,
t’i hedhe ne kosh a t’i djege ne zjarr?!

3
Trute shtrydh, ky urtaku i plakur,
brenda kesaj kafkes se vleter,,
nese dje ati paska qene dikush,
askush sot i perdorur, i mbetur.
Jo me rrapi me kurore te gjelber,
po trungu ne lume, nxjerre menjane:

diku ne stokun e librave do ta gjeni
duke thirrur, jam une ai qe s’jam.