KLITHMË TRISHTIMI
(pervjetori i tragjedise ne Otranto)
.
Ngrite dallgë trishtimi ..
me jetë humane u mbushe ngadalë
varrezë njerëzish pa epitaf e lapidar..
çdo lule gjetur për një ëndërr të humbur
sa dallgë pate
aq shpirtëra vrarë
shpresa rrëmbyer e në gjirin tënd marrë.
Det ,
në gjirin tënd rrëmbeve gjithçka
edhe ndjesinë e një bote që zemër nuk ka…
………….
Maria Kuci
