Gezim Llojdia
1.
Po zbrisja nga Amantia.Udhë që zbret nga Kudhës -Gërhoti .Mes ca kthesave.Ku gjenden më tej fshati i Ali Asllanit.Udhë e asfaltuar.Dikur ishte një rrugë me çakëll ku gulçonin autobuzët .Mes dushqeve dhe korijeve me barin e harlisur.
Një herë një grup kinezësh ,po vinin nga Gjirokastra.Të gjithë borë të bardhë. Pluhuri i rrugës i kishte kthyer në zanatin e mullixhinjëve.Nga koka te këmbët. Pa harruar se ata.Qethur njësoj .Të shkurtër.Të dobët e të hollë.Punëtorët e fermës.Sakaq i panë dhe u ngritën me grushtin lart.Kinezët,ndërkaq nxorën nga çantat dhe u dhuruan nga një Mao.Madje, vet kinezët e pluhurosur ua vendosën Maon në gjoks…
Ndalova në qafë të Buallarit.
Erërat vijnë duke u endur nëpër kodra. Ky nuk është e vendi i errave. Por si kudo në jug, erërat e quajtur” jug”,këtu janë ngado.
2.
Në kohën e socializmit.Buallari ishte një qendër e vogël.Ndonëse një rrethimi tij,jashtë me një portë me disa banesa e vende shërbimi.Një pozicion gjeografik i kësaj qendre është rreth 10km nga Kota dhe rreth 4km nga fshati Vajzë.Kufiri i tij është Vajza.Tokat i ishin dhënë Ndërmarrjes bujqësore:”Kanan Maze” që ishte në luginë të Shushicës.Brenda këtij rrethimi ishte banesa me dy kate e Muho .Rr dhe disa banesa të tjera.Një magazinë.Një dyqanë me pak artikuj kryesor.Miell,kripë, vaj,vajgur,sapunë.
Kur hyje në Buallar, sikur ,hyje në një kështjellë. Një portë madhe karakteristike për banesat e mëdha .Ishte më një hark me rreth 32 gurë të skalitur.Porta prej druri.Ishte me dy kanate druri.Ku secila kanate druri kishte 3 ndarje me gdhendje në formë rombi.Porta mbyllej nga pas me një lloz të madh hekuri, që futej në një fole .Banesa dy kate me gurë.Dhe nga sipër mbulohej me derras guri.Dhomat ishin të mëdha.Shtruar me dhogë .Pak të errëta.Lyer si në të gjithë Labërinë. Me sherbet gëlqereje.
Përpara kishte një strehë druri dhe një shesh pushimi.Dritaret e vogla gati si frengji.Si të gjitha banesat e kohës. Ku dritaret ishin një lloj frëngjie .Dielli dhe erra jugor mezi depërtonin brenda tyre.Një dyqan i vogël mbante brenda ,ushqimet bazike. Ndriçimi netëve bëhej me ca fenër.Fenerët e kohës së socializmit ishin të pajisur me poçe dhe furnizoheshin me vajgur.Fenerët ndriçonin deri vonë në këtë qendër . Po në kohën e socializmit poshtë ndërtesës dy kate që dikur ishte banesë.Ishte një ,shkollë fillore për banorët e zonës.Një shkollë me klasa.Deri vonë sa ekzistoi qendra, fëmijët e zonës shkolloheshin aty .Mësuesit vinin nga Vlora.
E kujt ishte kjo strehë, që tregonte për të kamurit e kohës së shkuar?
Besoj nga fillimi i viteve ‘80 qendra u shua ngadalë.Banorët braktisën strehat e tyre të vjetra ,për të shkuar në banesat e reja krijuara nga ferma bujqësore.Të fundit hodhën sytë rreth e rrotull dhe u shuan definitivisht.
-Në ikje djali pyeti:A do kthehemi më këtu?Kur baba?
– Nesër. Ndoshta pas dy ditësh, biri im!Ose asnjëherë!
Pas mbetën një rreth me gurësh dhe poshtë një burim i vetëm në atë zonë.Është fakt që në këtë pjesë, burimet e ujit ishin të pakët.Në verë shteronin.Madje punëtorët e fermës përcëlloheshin në diell, kur korrnin lulediellin dhe grurin .Por pikën ujit, zor se gjeje.Burimet tjera me ujë të freskët ,gjendeshin më lartë dhe më tej .Sa ditë, një natë do të kaloja aty në kohën e qepës.Porta e natës nuk hapeshin më aty.
Nga larg dëgjohej zhurma e trafikut të natës.Qyqja,bufi,zhgabat e krojit dhe zhaurima të tjera.Ujqërit në dimër, ulërinin, sa herë që ngrihej në qiell, një hënë e frikësuar. Kodrat e dushqeve janë rrafshuar, që nga koha e socializmit.Gruri shkëlqente aty kallinjtë e artë.Luledielli gjithë ar.Këto ishin dy nga produktet bujqësore që prodhoheshin.
3.
Një pjesë e filmit shqiptar :”Këshilltarët” është xhiruar në ambientet e këtij vendi.Diku aty nga viti 1979.Sipas almanakut të filmit shqiptar ky film mbaroj se xhiruari qysh në muajt e fundit të vitit 1979.Mbasi 4- 5 muaj kontrolli arriti të ketë premierën në prill. Më 14 prill të vitit 1980 u shfaq për here të parë në kinematë e Tiranës, filmi “Këshilltarët”.Tema qendrore e filmit.Fundi i vitit 1943. Të gjithë anëtarët e këshillit antifashist, të pranishëm në një ceremoni dasme në fshat, arrestohen. Gjermanët kanë arrestuar edhe dhëndrin. Këshilltarët vihen nën presion për të nënshkruar një deklaratë kundër këshillit antifashist, si kusht i vetëm për lirimin e tyre. Ata refuzojnë dhe ndërkohë planifikojnë arratisjen e dhëndrit në rast të një ekzekutimi.
Filmi “Këshilltarët” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1979. Regjia: Xhezair Dafa, Skenari: Kujtim Gjonaj, Producent: Shqipëria e re. Muzika: Sokol Shupo.Aktorët: Kadri Roshi… Kryetari i Keshillit.Ndriçim Xhepa… Dhëndri.Adem Gjyzeli… Abedini.Luftar Paja… Keshilltari.Lazer Filipi… Anetari 1. Enver Dauti… Spiuni.Qemal Mehmeti.Met Shehu.Llambi Kacani Drejtues i Keshillit.Shpëtim Shmili. Oficeri Gjerman.
Filmi ishte bazuar mbi romanin e Fatmir Gjatës:Këshilltarët.Dy momente që mbahen mënd.Shprehja:Abedin mbaj shënim”.Gjerësisht sot kjo shprehje përdoret si një anekdotë. Tjetra është kënga e filmit:Jemi trima shqiptarë që duket se i përket zonës së Tragjasit ku ka pasur xhirime filmi.Në realizimin e filmit ndihmuan kooperativistet e Tragjas-Dukatit dhe NB Rinia , Vlorë. Pjesa tjetër u xhirua në Buallarin e Vajzës por,që e kishte në administrim,ferma bujqësore e Kotës.Nga xhirmi i filmit mbahet mend.
Kur erdhi aktorët me një autobusë cek dhe një makinë me gjenerator e pajisje.Mbas një farë kohë gjeneratori u fik.Nja dy aktorë me kanace në dorë kërkonin traktorët.Një zhaurimë e tyre. tretej veçse aq larg. Kështu disa fragmente të këtij filmi ku numri i shkuesve sot shkon mbi 700 mijë në youtube, u xhirua në këto ambiente të mbetura mes një lugine të harruara nga koha.Ishin perfektë për një ambiente të kohës së luftës.Asaj kohe të largët së largët. Por ai mjedis si kohë lufte, atje zgjati deri në vitet ‘80. Kështu aktorët shqiptar,ë që xhironin filmat aso kohe përballeshin me shumë vështirësi. Xhirimet nga të cilat janë realizuar mjaftë filma të arirë artistikisht dhe të pëlqyeshëm edhe për kohën e sotme,realizoheshin në kushte reale të kohës gjatë dimrit,verës,vjeshtës, pranverës. Mes ftohmës,shiut,borës dhe zhegut të verë. Edhe atë verë ata xhiruan në Buallar, mes temperaturave të larta dhe mungesës së ujit.Në këtë vend u xhirua pjesa e burgut. Pra pjesa ku këshilltarët tashmë janë kapur nga gjermanët dhe qëndrojnë në burg. Dhe vend më të mirë për burg sa ai cep i largët i luginës, nuk besoj se të gjeje. Feneri, që fikej në haurin e lagësht , ende pa ngrica të forta. Muret gri prej guri, dhe hëna e ulët jo aspak,hëna për dreq ato net,ishte arratisur ndër vise të tjera.Dhoma e burgut aty ku natën jetohej vetëm me fener edhe në kohën socializmit,prandaj banorët i shpërnguli shteti ,drejt buzës së lumit ku ishte qyteza. Pjesa tjetër e filmit të xhiruar në ato ambiente është pjesa ku një fshatar që ankohet te këshilltarët se i ishte vjedhur qeresteja.
4.
Qëndrova përballë kodrinave me dushqe.Po avitej ngadalë hëna.Dukej sikur ishim takuar.Pastaj shkoi të kërcente vetëm deri në agim. Ngjyra, që la pas kur nuk shihte më. Njerëzia iknin.Kërkonin vende më të mira jetese.Dhe me ikjen e tyre,vendi shkretohej. Dhe çfarë mbetet pastaj?Një shkreti, që të mbyt. Ku janë ndërtesat,dhoma burg,klasa e nxënësve,dyqani i artikujve të përzier?Kemi nostalgji për kohët. Për njerëzit,viset ku kemi jetuar.Dikur kanë ekzistuar dhe sot janë shuar përgjithnjë. Por ende në YouTube gjendet filmi :”Këshilltarët”.Aty janë ndërtesat të gjitha .Dhe jashtë atij realiteti të celuloidit. Janë ca toka të thara nga dielli dhe mungesa e përhershme ujit. Janë pastaj ca zogj që vijnë dhe ikin .Edhe ata kanë stinët e tyre migratore.Janë ca mëllënj të zeza, që shkojnë hijeve.Pastaj afër mugut ,shfaqen xixëllonjat.Pastaj del hëna e hënave…