Mjeku ngul hekurin ne mish,
nxjerr andej dhembin me vrime,
mendimi, flutur pyeve te lirishtes,
kur plumbat dikur qellonin lirine”
qesh mjeku dhembin me vrime,
qaje une kohen e dhimbjeve…
Ne vendlindjen time te eger,
Koha e Qepes, prane nje lumi,
gjetesh ne dhe’ kafken e vjeter,
kafke ndryshkur me vrima plumbi.
E lodha ca, hoqa edhe dherat,
e vervita pastaj ne dallge e vale,
ndryshku ia skuqi lumit shtratin,
sec ndodhi mandej, s’ mesova fjale:
mbeti shkruar ne memorien time,
kafka e ndryshkur me gjithe vrima.
Tash, ne gryjederdhjen e lumit,
koka ime, duket paska mberritur,
parreshtur, bresheria e plumbave,
me jeten perfytur, goditur, drobitur:
qesh mjeku dhembin me vrime,
qaje une kohen e dhimbjeve.
gusht, 2023.
