Poezi
Catia e kuqe e shtrember,
mbushur me gjarperinj,
me zuskat tek ben kurveri:
hingellin kali i bardhe i henes,
me dhembe kafshon yzengjite.
Iku gjaku blu, larg iku,
virgjeria beri tutje arratise,
kembekryq ne sofer armiku,
dhelet e nduket macja me mine:
hingellin kali i bardhe i henes,
me dhembe kafshon yzengjite.
Vrapin jeta me dredha plumbi,
me turrin njerezore te cakerdisur,
per djale, vajze e nderin humbur,
trungu ne lume duke rrokullisur:
hingellin kali i bardhe i henes,
kohes ne ecje me sahat te prishur.
Qe te kapesh kohen, Njeri,
ben veprimin me te lehte,
hiq mish e gjak nga trupi yt,
te ushqesh e shendoshur qente:
se koha eshtrat keq t’i thyen,
copa – copash t’i ben.
