Koha kalon, rrudhat janë shtua, kurrizi më tepër është renduar.
Në ballkonin e shtëpisë ulur në një fron, ajri i mëngjesit me rigjeneron.
Në trotuar shikoj njerëz që nxitojnë,
Me thinja në kokë me pak shpresë. Me fëmijë për dore ecin, ecin,
Ose bëjnë gjimnastikë në mëngjes.
Për larguar sëmundjen diabetore,
Për të gëzuar jetën njerëzore,
Më burrat duke ecur krah për krahë,
Ose me sy të trembur, për hallet që kanë.
Disa dorën e nipërve mbajnë shtrënguar,
Dhe herë pas here i përqafojnë.
Kjo pranvere jetën e atyre tua shton..
Dhe me atmosferën e re, zemrat ua gëzon.
Në kafenë e lagjes shikoj një çift të moshuar,
Një ndjenje e re dashurie i ka pushtuar…
Ah, të shkretet, thinjat ne kokë u janë shtuar,
Plagë të vjetra mbajnë në kurrizin e rënduar…
Mbajnë sytë te nipi, për t’u sjellë kafenë,
Djalin e kanë në emigrim, duke punuar,
Pleqërinë e shohin të menduar,
Rrudhat viteve në ballë u janë shtuar…
Duke parë ata pleq, mendja më shkon,
Se pleqëria më shumë dashuri kërkon.
Pasi zemrat e tyre nga janë dobësuar,
vetëm dashuria e fëmijëve, i bën të lumturuar.
