Koha nuk më iku-Halit Haliti


KOHA NUK MË IKU

Vitet e mia nuk i përzura, ikën sikur një rrebesh me shi

Pse duhet të fshihem pas rrudhave të kohës e i përgjumur

Kur dhe yjet në qiell më flasin për të timen fëmijëri.

Jeta mbase s’më ka përkdhelur, por rrugën s’e kam humbur.

Ju o vite të ikura, as i thinjur rehat s’më lini

Sikur gjithqka nga truri im është fshirë

Ju o vite të heshtura që si qiell mbi kokë më rrini

Pragun e viteve e urrej, më ngjan si një shkretëtirë.

Ditët dhe muajt zgrepen mes veti, se diçka ato i pengon

Peng i kohës dhe viteve kam mbetur, por unë jam diku

Pritën do t’ua zë me vargun tim që dhe pak të vonon

Kurbetçi jam plakur, por koha nuk më iku.

Halit Haliti