.1.
Luan, veç me një këlysh…
– Ësht’ i bukur, Rroki, babe!…
Dhe një dit’ e pyet nje gjysh:
Nëse mami, bën një bebe;
Një vëlla, apo një motër,
Ç’far’ do kishe më dëshirë?…
– S’dua gjë!… As, s’dua lodër!..
Po, një qen, të bëj më mirë!…
.2.
Ndihma e vogelushës për një person të verbër…
Kjo me vrap, shkon në dyqan…
– Dua nje për një komshi!…
I tha shitsja: – Prit pak xhan!…
Sipas radhës… fol tani!…
Një të bardhë a një të zezë,
Si e doje bukën, zemër?…
– S’ka problem, – Tha kjo, serbeze…
– Se, ky xhaxhi, është I verbër!…
* * *