Kohë e të pakohëve!Miranda Troci Derti


( kohës sot)

Të mallkuarit të pakohëve postesh nxënē..

Në stërlluks dhjamosur shtatë shtresa nxënë.

Mbi palcën e të vorfnit pijnē e hajnë mos u ngijfshin.

Në thonjat e mëkateve aty shpirtin e shkrifshin..

Kohë e të pakohit thurë lavde mes vetit..

I qesh të keqes sè vet me mëkatesh t.mallkueme..

Fytyrë të akullt e shpirtin shitur dreqit.

Eh nē majat e shtirjes ekstremisht naltësueme..

Mos bèrtisni urra nē lavdet e llumit të pakohē..

Mos duartrokisni për mēkatet që vetë do i paguani..

Do iu vjen turp nga vetja kur do paguani çdo lotē..

Ah atë kohë do e lypni me qyr e skeni nga ti luani..

A njeh fund ty i pakohē vafsh nē dreq..

Edhe në dreq ski për të shkuar nga ligēsia..

Atje zgjidhen kokat që shkojnë në atë vend..

E ty si përket atij fundi të përtejshmes nga njerēzia..