Kohë mjegullnajash:Petro Sota 


Kohë mjegullnajash:Petro Sota 

KOHË MJEGULLNAJASH.
—————————————

Në gjithë këtë mjergull, që kishte rënë,
Rrugën po kërkoja, por dot s’po e gjeja,
Se qe e pamundur, si një natë pa hënë,
Me shumë udhëkryqe, s’dija ku të veja.

Nuk dija kë të pyesja, se s’kisha besim,
Se dhe shumë të tjerë, ishin të çoroditur,
Ndërsa më të paktit, si ujqërit në kërkim,
Këtë mjergull, kishin kohë duke e pritur.

Dhe kartat e tyre, të vlerësimit i tundnin,
Vraponin të kapnin, me hirë, o me pahirë,
Mjergull kërkonin, që gjurmët të humbnin,
E me britma trumbetonin, për fjalën e lirë.

Ishte e kotë, s’mund të ecje përpara tani,
Se çdo shteg vakant, me këta u mbush,
E me kostumet e tyre moderne ngjyrë gri,
Çirreshin e thonin, s’na ndalon më askush.

S’kishte rrugë tjetër, të heshtësh më mirë,
Se është kohë mjergullnajash tani për tani,
Ashtu i trishtuar, nuk kisha më as dëshirë,
Duke menduar gjithmonë, për këtë çudi.