Kohë pa emër-Rrahim Billa


Jam i tronditur…

I tronditur e gjer në palcë të ashtit i zhgënjyer.

Kjo botë , kaq shumë çoroditur!…

Edhe pse njeriu , ndër të gjitha krijesat , është krijesa më e përkryer.

Në cilin shekull , sot jetojmë?!…

Është Era e Re , apo mos ndoshta bota , e egër është , si në lashtësi!

Fakte historike për barbarët , përse nën rrënoja i kërkojmë?!…

Kur vetë shoqëria njerëzore , e ushqen barbarizmin , në vazhdimsi.

Ndezur lufta në Ukrainë…vrasje , përdhunime..masakra çnjerëzore!

Bombardohen shkolla e spitale , vriten fëmijë – ah!…si nuk pëlcet kjo zemër!

E kërcënuar bota , në çdo moment…nga një luftë e tmerrshme bërthamore!

Kjo kohë absurde , kërkon të ngjallë perandoritë…po jetojmë në kohën pa emër.

Kjo ditë nuk erdhi papritur.

Prej kohësh kishte nisur , gara e çmendur e armatimit!

Çmenduri , që prej qiellit nuk kishte zbritur.

Është shpenzuar aq shumë energji e para ,

për çfarë?!…për shfarosjen e njerëzimit!…

Sa çudi!…

Një njeri , prej çmendurisë marrosur!

Kërkon të ngjallë perandoritë ,

përsëri!…

Megjithëse ato , prej kohësh janë varrosur.

Nuk pyesin për çmimin , që popujt paguajnë!

As për masakrat , që botën po tmerrojnë!

I rëndë duhet , ndëshkimi për t’a…

me fatet e popujve , kurrë më të mos luajnë.

Në paqe e në harmoni me njëri – tjetrin , njerëzit të jetojnë.

Të jemi të gjithë bashkë…për paqe e prosperitet , të rrahë çdo zemër.

Të punojmë më shumë , të ndalojmë në kohë…të tilla çmenduri.

Pranvera të lulëzojë , të mos ketë vend më…për kohën pa emër.

Ëndrrat më të bukura për jetën…t’i bëjë realitet , çdo njeri.