Kohën nuk e njoh:Dafiola Nepravishta


Kohën nuk e njoh

Në cilën kohë jetojmë?

Shekullin,vitet,ditët i di

Kohën nuk e njoh më

Kohè pa emèr,

Kohè pa identitet,

Kohè pa merita,

Gostitur me injorancë

Dekoruar me heronj pa vepra.

Sfilon e pakurorèzuar

Lavdia nè rrugët e jetës

Pa ditur ku tè bujtè

E zbehur nga vetmia,

Pa gjak,

Lyen fasadat e mendimit

Me ngjyrat e preferuara të servilëve.

About Post Author