“Koleksioni arkeologjik- Vlora”-Gezim Llojdia


-Muzeu i parë arkeologjik në Vlore u inaugurua në 8 Tetor 1936.

Gezim Llojdia

1.

…Ajo godina me fytyrën e saj buzë këtij deti jugor është muzeu kombëtar i pavarësisë sonë .

Duhet të jetë e dokumentuar se aty sot vijnë dhe kanë ardhur në shi ,ne veren e nxehte,në ngrice e suferine,si atëherë në ditë historie ,kur u bë strehë e qeverisë së parë të shqiptarëve dhe muze arkeologjik në kohën e Zogut.

Si ai qiriu, kur digjet ne mbyllje ,bënë dritë më shumë,ashtu edhe koha e saj tashmë ndrinë më shumë.

Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël,për kohën e kësaj godine që mendohet se i ka shërbyer edhe karantinës ,por a ka parë godina lotët ,që janë vesa e dhimbjes se ç’prej asaj dite kur ikën arkeologët që sollën aty dëshimit e tokës së tyre ,

pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi,qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat se ikën dhe humbën shumë dëshmi,

mirëpo ndërsa njeriu e ndjenë ajo shkrinë ,humbet si hiri.

Këtë hi ne e mbledhim sot,

ku brenda tij është e gjitha,ku ne të shkruajmë sado pak një varg.

2.

Godina ka qenë spital qendër karantine ,

seli qeverie- pas 1912,

muze arkeologjik viti 1937,

shkrumbëzuar .viti i pushtimit fashist 1939,

muze pavarësie

në vitin 1962 rimerr tiparin e vërtetësisë. Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey.

Neritan Ceka ,djali i arkeologut Hasan Ceka që kishte punuar ktu shprehet tek libri i tij “Apolonia….” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas,

buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës.

Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë,ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist….”

Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik. Ndërsa godina kishte shërbyer si seli e qeverisë së VlorësSa kohë punoi Drejtor i arkeologjisë në te parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire.

Është një periudhë e zbardhur tashmë. Eqrem bej Vlora ky pinjoll i Vlorajve dorëzoi në këtë godinë dhjetëra objekte të cilat u mblodhën nga banorët ose ishin gjetje arkeologjike të gjetura dhe të mbledhura nga studimet dhe kërkimet e tyre.

3.

“KOLEKSIONI VLORA”

Emri vjen nga botimi i pjesës arkeologjike të tij nga L. M. Ugolini në :”Albania Antica”, I, Roma-Milano, 1927.

Ugolini u strehua gjate revolucionit të Qershorit 1924 në shtëpinë e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. “…të cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri te madhe objekte arkeologjike, te cilat dalin here pas here nga toka shqiptare. Kështu, në pallatin e tyre në Vlorë kanë krijuar një koleksion të mirë arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:”

(fig. 111: armatimet dhe sipër vazot).

-Komiku i Bylisit- -Kokë e Dionisit-mermer.

-Statujë e një muze, prej mermeri, 80 cm –Kokë e Zeusit, mermer, 13 cm.

-Kokë burri, mermer, 11 cm –

-Kokë gruaje, mermer, 9 cm.

–Hekata tri kokeshe, mermer, 34 cm.

–Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm.

-Skopas.

-Busti i një gruaje ilire.

-Finteia, nga Berati. Gur, 48 cm.

-Me veshje si vajza e Vlores.

-Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi

–Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike

–Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.

Në kopshtin e kazermës, përballë xhamisë, ishin ekspozuar objekte të gjetura gjatë ndërtimit:

Diana, kapitele.

-Në kopshtin e Bashkisë ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve në dy faqe- shek V p. Kr.

Si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.

Vajza e Vlores, gur, 87 cm.

Stelë e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut.