Koment për poezinë “Shtëpia në fshat”-Nga Kastriot Fetahu


Është Tatjana Bregu.

Rrënjët e kombit tonë evidentohen në këtë koment në poezinë “Shtëpia në fshat”.

Kjo pasuri shpirtërore dhe materiale tradicionale na identifikon si komb.

Ata që ruajnë këto vlera duhen masivizuar, ndryshe asimilimi humbet identitetin tonë kombëtar.

E postova sot në ditën e festës së Nënës për të nderuar gjithë Nënat me fjalët e një prej tyre.

Faleminderit mësuese Tatjana!

Nje postim fantastik, mbart brenda kujtime malli per kohe te shkuara ku kane mbetur bukuri, tradita, fjalor karakteristik i zones, vecanti te jeteses per te cilat kemi nostalgji. Vargjet e kesaj poezie , nderthurrur me te verteta te paperseriteshme , me cuan vite larg , atje ne shtepine e vjeter por jo me pak te bukur se keto tani.Atje gjeje gjithe boten, oborret shtruar me kalldrem, me peme e lule, me pus ose tullumb ku me mekanizem merrej uje per gatim e larje, me furen per pjekjen e bukeve qe mbahej e paster qelibar( ne kllanik vendosej lopate dhe pepellashka per pastrim), me tualetet ne cep te oborrit , jo me komoditetet e sotme por kujdesur per te qene te paster (kishte kanalizime dhe kalonte papushim vije uji). Brenda shtepive kishte ambjente per cdo funksion, per gatim(ashefet) , per ngrenje (soba) per mbajtjen e rrobave me sendyke e dollape muri); dhoma per gjume e per pritje mysafiresh, mobiluar sipas funksionit.Gjithe bota ishte brenda nje shtepie.!Ne poezine tuaj gjeta dhe u mallova shume fjale dhe emertime qe sot kane humbur dhe mu duk se ishte shkruar per fshatin tim Boboshticen e kultures. Miresia e respekti per cdo brez isht primar. E lexova e rilexova, perjetova mall e dashuri , siku ishte shkruar per vendin dhe jeten time.Kjo eshte forca dhe vlera e poezise, ta perjetoje lexuesi. Melodia me fyell pastaj ishte qershia mbi torte. Ne fshatin tone nuk perdorej shume fyelli por ditet e emrave qe idhin gati cdo te diele dhe dite te tjera te shenjta, fetare ose festa pagane ; ishte tradite qe burrat dilnin sipas moshave shtepi me shtepi dhe perjetohej nje lloj minifeste e bukur ku merrnin pjese te gjithe familiaret apo komshinj dhe kenfoheshin kenge popullore apo nga kori karakteristik i korces e serenata korcare

Te gjitha krijonin harmoni dhe clodhje qe vellazeronte familjet dhe behej jeta me e bukur.Mall e respwkt per traditat dhe Ju qe i perjetesoni. Kjo eshte vlera e poezise, tek ju i nderuar poet e gjejme perhere!komplimente.

About Post Author