“Komunikimi” përkthyer nga Irma Kurti


“Komunikimi” përkthyer nga Irma Kurti

Ka shumë kohë
që nuk dërgoj as e-maile dhe as
mesazhe kur ndihem mirë.
Ne nuk jemi të kënaqur me këtë.
Përgjigjen miqtë e mi – kur ti
shtrihesh në diell ose noton në pishinë
ndërsa ne ngrijmë dhe mbytemi në shi.
Kur ndihesh e mjerë në rrugë,
ne të paktën kemi mundësi
të ndjejmë keqardhje për ty, dhe me një telefonatë,
ndihemi menjëherë shumë më mirë.

MANFRED CHOBOT, Austri
Përktheu në shqip: IRMA KURTI
Në bashkëpunim me GERMAIN DROOGENBROOD
T

nga “Gefallen gefallt”, Botimi Art Science, Vjenë, 2012