Konfesionet nacionale të pavarura, të pavarura dhe gjysëm të varura te ca popuj!…Sami Arifi


Shkruan: Sami ARIFI

Të gjtha konfesionet kanë ndikim direkt apo indirekt te shtetet ku egzistojnë, pavarësisht ato a janë konfesione nacionale të pavarura, të varura apo gjysmë të varura…

-Konfesioni hebreik, ku predikimi bëhej dhe bëhet nga libri profetik i quajtur Tevrati nga profeti Mojsiu (Musa) dhe nga libri Zeburi nga profeti Davidi (Dauti), ishte dhe është nacional dhe i pavarur vetëm për popullin hebreik, sepse predikohej në gjuhën hebreike, predikimi bëhej për besimin në një Zot dhe dy librat profetike vlerësonin popullin hebreik si popull i përzgjedhur nga Perëndia që duhet ta udhëheq njerëzinë…

-Krishtërimi është ndar në vitin 1054 në katolik me qendër në Romë dhe në ortodoks me qendër në Konstandinopojë. Konfesioni krishter konsideron se njerëzit më të afërtë me Perëndin janë krishterët, që kanë libër profetike Ungjillin, meqë Jezusi kishte lind me frymën e Perëndisë, dmth nëna e Jezusit (Isait) nuk kishte burrë…

-Konfesioni ortodoks te ca popuj është nacional dhe i pavarur si te: rusët, serbët, malazezët, bullgarët, grekët e të tjerë sepse shpjegimet dhe liturgjit kishtare ortodokse i bëjnë në gjuhën e tyre amtare dhe qendrat e pelegrinazhit i kanë në shtetet e tyre, ndërsa te shqiptarët ortodoks nuk është as i pavarur as nacionale konfesioni ortodoks, sepse edhe shpjegimi edhe liturgjia ndër shqiptarë bëhet në gjuhë të huaja…

-Ndërsa te konfesioni katolik egziston pavarësia te popujt meqë shpjegimet dhe liturgjit-mesha mbahet më gjuhën e tyre, por nuk janë edhe nacionale sepse të gjithë popujt që kanë këtë konfesion hierarkin e kanë në Romë-Vatikan…

-Konfesioni islam te popujt arab është i pavarur dhe nacional sepse shpjegimet kuranore bëhen në gjuhën e tyre, lutjet-faljet bëhen në gjuhën arabe. Ndërsa sa u perket popujve të tjerë ky konfesion është gjysëm i pavarur dhe jo nacional, sepse shpjegimet bëhen në gjuhë jo të tyre, lutjet-faljet bëhen në gjuhë të huaj arabe…

-Uroj që populli shqiptar të pavarësohet me konfesionet në vlera që t’i posedon ato si konfesione të pavarura dhe nacionale për ta fuqizuar shtetin e tyre, për ta fuqizuar shqiparizmën…