KONSPIRACION ” !
Kishte kohë që kjo e gjora mëndja ime,
Donte t ju fliste për ca ‘ konspiracone’..
Kam pasur dhe unë ca të shkreta fiksime,
Për një problem të ‘vockël’, përtej .. ‘akullnajore’..!
S’mi mësoj historia e mbushur me gënjeshtra
As bio-kimia e matematika me gjysëm të vërteta
I zbulova, i lexova diku tjetër.., mësime autodidakte..
Shpërndarë ‘ skutave konspirative ‘ si trakte !
Mos më besoni po deshët, por një ditë do ë shikoni..
se Antarktida është një murë i madhë akulli ,
Përtej ka tokë, oqeane, dete, fusha, male të lartë ,
Kontinente të reja, që lulëzojnë përditë :
thot ” orakulli ” !..
S’do më besoni, e di, do më quani : ‘Pak i çmëndur’..!
Por ju themë që të vini pak trurin në këto punë ,vetë,
ky ”film” i gjatë marramëndës, e mbaroi
‘mision i pamundur’..
që ” tufa ” jonë të mos dijë kurrë asgjë, të vërtetë !
As për tokën e sheshtë, as për hënat që bëjnë dritë ,
Deri këtu jo, e dinë vetëm ” ata ”..dhe perënditë !..
Por ja që vjenë një ditë dhe ‘del’ kjo e vërtetë..
të mësojmë se përtej akullit, ka një tjetër botë, ka jetë !
‘Konspiracion’ ?!.. Se dimë se ç’ka përtej ‘murit’ të akullt..
Kontinente të gjelbëruara, ‘thonë’.., fusha e male plotë,
Lumenj pa fundë, zogjë që këndojnë në paqe me orakujt
Ndoshta dhe njerëz që qeshin e qajnë si ne, me lot !
Ndoshta që andej u ‘nis’ varka e Nojes me njerëz e kafsh..
E përcjell përtej portës në murin e lartë të akujve, thëllimit,
Po Eva dhe Adami si u ‘gjendën’ në botën këtej ‘jashtë’ ..
Mbështjell me trillet e historisë së ‘ mashtrimit’..?!
E pështirë historia që po përmbyset në planetin tokë,
Pas Noes gjithëshka e vërtetë është mbuluar
Asgjë pa lejen e përtej akullit s’mundë të shkruhet dotë..
Asnjë Ajnshtajnë tjetër s’mund të ‘liçensohet’ : lejuar !
Çfar donte thoshte Euklidi me ” postulatin pestë ”
‘Nëpër dy pika kalonë vetëm një drejtëz, dhe vetëm një..
Po misteret e formulave gjeometrike të Pitagorës ?..
Që ende sotë ‘flenë’ me shumicë, pa bërë fare zë ?!..
E kështu vjen edhe Njutoni i ligjeve të fizikës..
Mes dritë-hijesh të mëdha të ‘shkencës’ së shkruar..
Fundosur në mjegullnajën e ‘pa-kuptimtë’ të frikës,
Midis së njohurës dhe mashtrimit të pa- argumentuar !
E të tjerë, e të tjerë me radhë u radhitën si ‘shkencëtarë’..
Që zbuluan të ” vërteta ” të frikëshme për njeriun e gjorë,
Sotë miopët shohin, e injorantët vishen me ‘ar’..
Të mbrojnë ‘ligjet’ e shkruara në akull e dëborë..!
Përtej, largë prej murit të akullit plotë mistere..
Shfaqen aureola nën shkëlqime blu të praruara
Konspiracionistët flasin për ‘derivate’ a ” perde ”..
Të ‘delirit madhështorë’ të teknologjive të zhvilluara !..
Nëse përtej perdes së akullt fshihet një tjetër botë..
Në këtë planet të sheshtë, me emrin Tokë, i ‘koduar
Po aludoj dhe unë me mëndjen time të vogël .. :
Se asnjëherë e vërteta s’mundë të vdesë, pa u treguar !
S’mi mësoj historia e fizika mbushur me gënjeshtra
As bio-kimia e matematika me gjysëm të vërteta ,
Koncepti ‘konspirativ’ brënda neshë ka ca ‘antena’ ..
Që lëshojnë ‘sinjale’ përtej shkencës, kur i ngacmon jeta !
Ndoshta ishte ”konspiracion” fjalësh, ‘pa’ argumenta..
Mësime auto-didakte nga të ‘panjohurat’ e pathëna..
Mos i merni ‘ seriozishtë ‘ këto ‘leksione’ të mbetura ..
Në memorjen time, si flesh aureolash , ‘venitur’ nga dielli e hëna !..
Tomi Buzi
