Konstantinos Kavafis-Itaka:Shqipëroi: Lefter Shomo


KONSTANTINOS KAVAFIS

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Të dashur miq , sot në përvjetorin e dyfishtë ( 19 prill 1863- 19 prill 1933) të poetit të madh ikumenik aleksandrin Konstantinos Kavafis po ju ofroj poemën e tij të famshme ” Itaka” Poema është përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e botës.Poeti me udhëtimin nënkupton gjithë kursin e jetës,deri në plakje, me realizimin e objektivave dhe fitimin e dijeve.( L. Shomo)

I T A K A

Po dole për të vajtur në Itakë, uro e gjatë të jetë rruga,peripecingarkuar dhe dijepasur.

Por Lestrigonve, Ciklopëve dhe Neptunit zemërosh mos u kij frikën, gjatë udhëtimit të këtillë s’ do të gjesh,në se mendimi yt fisnik dhe emocioni fin do të ngacmojnë si trupin dhe shpirtin.

As Lestrigonët, Ciklopët as Neptunin e egërsuar s’ ke për t’i takuar po qe se nuk i mbart thellë shpirtit.

T’ urosh e gjatë të jetë rruga,mëngjezet verore të jenë të panumërt, kur me çfarë kënaqsie e me çfarë gazi do të hysh nëpër limane për herë të parë,ndalu dyqaneve tregëtare fenikase për të fituar mallra të shkëlqyer. sedefe,ebanoz, qelibar, korale dhe esenca epshendjellëse gjithëfarsoj,esenca ëndjeprurëse bli sa të mundesh me bollëk, qyteteve të Egjyptit shko të nxësh dhe të nxësh prej njerëzish të ditur.

Të kesh në mendje gjithnjë Itakën.

Mbërritja jote aty, është destinacioni yt.

Por, aspak mos e përshpejto udhëtimin

Më mirë ai shumë vjet le të zgjatet.

I mplakur do ngulitesh ishullit i pasur me sa fitove gjatë rrugës.

Duke mos pritur pasuri Itaka të të falë. Udhëtim të bukur Itaka ti të fali.

Pa atë nuk do të delje për udhë.Nuk ka gjë tjetër të t’ ofrojë më.

Në se të vobektë e gjen Itaka s’ të ka gënjyer.

Me urtësi pajisur dhe me aq përvojë tashmë do ta kesh kuptuar të Itakave rëndësinë.

Shqipëroi: Lefter Shomo K 241k.k.α.