Konstantinos Kavafis-Monotonia


KONSTANTINOS KAVAFIS

M O N O T O N I A

( H M O N O T O N I A)

Çdonjërën prej ditëve monotone

një tjetër ditë monotone

e ndjek, aq sa bëhen

të njëjtat gjëra, që ripërëriten.

Dhe çastet e ngjashme na gjejnë

e na lenë.

Ato që na vijnë asnjë nuk i hamendëson lehtë.

Janë ato të djeshmet

ato të bezdisshmet.

Dhe katandis e nesërmja

me nesër të mos ngjasë.

Përkthim nga origjinali: Lefter Shomo K / 213 tr.k.k. g.

About Post Author