KONSTANTINOS KAVAFIS

Q I R I N J T Ë( T Α Κ Ε Ρ Ι Α)
Përpara nesh qëndrojnë si radha e qirinjve të ndezur ditët tona të së ardhmes –
qirinj të artë,plot gjallëri, të ngrohtë.
T’ shkuarat ditë prapa prapa nesh qëndrojnë-
një varg i trishtë prej qirinjsh
të fikur.
Ç’janë m’afër nesh nxjerrin tym akoma-
t’epur ,qirinj të shkrirë e të ftohtë.
Nuk dua që t’ i shoh, më trishton pamj’ e tyre,
dritën e tyre të parë kujtoj e
trishtohem.
Qirinjt e ndezur para meje rri vështroj .
Nuk dua të kthej kokën se mos shoh plot tmerr shpejtësinë
me të cilën zgjatet vargu i errët,
mos shoh me ç’shpejtësi
qirinjtë e shuar shtohen.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/235j.s .tr.g.