Konte Vladimir


Qënke fare e paparë
E bardhë
e lar në ar
Flori e shkuar floririt
Zemreku i zemrës
së Vladimirit
Yll
Që tërbon galaksitë
Diell që bën dritë
Të qorron
Të vret sytë
Shoq’e ngushtë
me perënditë
Nuk e di
Po se si
Se ç’kam një ndjesi
Gjithsesi
Nga vit i ri
Në vit të ri
Veç me ty
Ëmbëlsi
Do të rri
Nuk të ha
Se nuk dua të t’mbaroj
Por natë e ditë
Ditë e natë..
do t’aaashtu..😉
.. Ja po ta them tani
Si akullore që nuk shkrin
Do të lëpij..

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.