Kontribute në arkeologjinë nënujore-Nga Dr. Selman Meziu


   Kontribute në arkeologjine nënujore

                                                             Meditim

 Një fshat si gjysmë hane  shtrihet buzë shtratit të Drinit të zi me shtëpi e kulla pështjellun me gjelbërim. Sipër tij shtrihen kodrat e Pasmarit si një gjerdan i gjelbërt. Sigurisht,  dikur mbi këtë fshat të krahinës së Muhurit ne Dibrën e Poshtëme ishin mbjellur rriteshin dru frutor. Qindra vjet ma parë vendqëndrim strategjik i ushtrisë pushtuese turke.  Sundimtari i përgjakshëm, mjeran shumë shekullor.  Historiani Hilmi Sadiku hedh hipotezën e një kalaje mbi këto kodra i nisur nga toponimi Pasmar=Pas-murit. Mirëpor arkeologët nuk kanë dëshmuar ende. E njëjta gjë nga mësuesi e Historiani Besnik S. Kebej shkruan për ish një qytezë në këto shpate, lugina e kodërza, por edhe kjo ende e pa vërtetuar. Mirëpor…..

   Kujt do ti shkonte mendja

         Në kumtin tim në kompjuter me vijnë disa të tillë. Nuk ju kushtova vëmndje. Mendova si ky i ri më dërgoi disa foto nga Fshati Lin i Pogradecit për të më shuar kureshtjen time gjithmonë të ndezur. Në brigjet e liqenit të Ohrit. Ishin ditët kur gazeta, televizione portalet e shumta  shkruanin për zbulime arkeologjike ma te randësishme në historinë e gadishullit Ilirik dhe kontinentin Evropian.

    U përfshiva nga kjo valë e fuqishme e nga krenaria e historisë tonë e cila ka shumë për të dëshmuar. Me shumë respekt e pyes se kush ishte ky djal Akil Kebej. Nuk vonoi ai më shkruajti me plotë respekt: ‘’Vellai I Besnikut djali i Ibrahim Këbejt.,,

     Kujtimet m’u shpurpurisën. Kulla e tij me dritare e dyer të mëdha, si një kala. Pemë të shumta rrethonin e zbukuronin këto troje në fshatin Rreth Kale. Avllia me derën e madhe i jepnin peisazhit seriozitetin e një mbretërie. Ndërsa Ibrahimi me atë kokën e rrumbullakët mustaqet thirrë të zeza e ksulën e bardhë ishte një muhabetçi që të thithte në vorbullën e saj për të mësuar e argëtuar. Nga dritaret e katit të dyte peisazhi natyror i ujrave të kaltra të lumit Drini i Zi që gjarpëronte qetësisht në shtratin ku e gjelbërta e bardha e zhureve dhe e kaltra e thellë të ngjallnin emocione të pa ndjera kurrë ndonjë herë. Mrekullitë e natyrës ishin ngjizur në këto fshatra e lugina bashkë me njerëzit që e zbukuronin e trasformonin vazhdimisht në shërbim të tyre.

  Gërmojme e zbulojme se në kërkimet arkeologjike të liqenit të Ohrit në brigjet e fshatit Lin morën pjesë ’12 zhytës profesionistë arkeolog dhe studiues.    Dhe për të shuar kureshtjen e njohur më tej bashkë krahinorin tim, shkëpua nga kumti i tij: Jam teknik zhytje me Arkeologjinë nënujore.,,  Realisht në rrjedhjen e lirshme të lumit Drini i Zi pranë  trojeve ku lindi kishte vende të tilla ku mësohesh noti e zhytja.  Sporti i notit ishte njëshuar me jetën e të rinjëve Muhurak e Rreth Kales. Pra feminia i kishte dhanun mjaft mësime praktike, ndërsa në fushën e arkeologjisë nën ujore Akile ishte shkolluar.

   Ndërsa kureshtja vazhdon të hap matyrishëm e kandshëm hullinë e njohjes.  Për të zbuluar te ky birë fshatari deri ku ka arritur, që t’a dime ne bashkë fshatarët e tij.  Dhe ja: ‘’ Kërkimet për të nisën 10 vite më parë nga ekipi i arkeologjisë nënujore në Institutin e Arkeologjisë. Ato drejtohen e organizohen nga arkeologu i njohur  shqiptar Ardian Anastasi dhe zvicerani Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës.,,   Akile Këbej punon në një fushë të randësishme të arkeologjise dhe me një grup studimor shqiptaro – zviceran në shkallë institutesh.  Dhe kjo jo për disa muaj por: ‘’të dhëna mbi vendbanimin palafit në Lin, çdo gjë ndaloi, për të rinisur në vitin 2019.,,  Puna e grupit të arkeologëve e zhytësve po jepte rezultatet e veta. Ndersa Muhuraku ynë po lodhej e punonte me plotë pasion për të hedhur dritë shkelqimi mbi shekujt e laregët të jetës së ujdhesës ilirike. Dhe ja çfarë më  shkruan Akile në kumtin e tij: ‘’Per herë të parë i kemi zbuluar para 10 viteve, kemi tre vite që bashkëpunojm me Universitetin e Bernës, fal analizave C14 të gjetjeve arkeologjike u ba datimi që doli 7900 vjeçare ndërsa dje erdhi se ishte 7800 (Rreth 6000 vjet S.M) të tilla.,,

 Kurora e sukseve të zbulimeve arkeologjike të nën ujshme  janë jo vetëm kureshtndjellëse, por një zbulim shume i randësihëm në fushën e vendbanimeve teje të lashta.  Tanima jo ma kala prej gurësh deri të madhësive ciklopike si ato të Krujës, Shkodrës, Beratit, Sfetigradit, Prizerenit por: ‘’Arkeologët për rreth këtij vendbanimi, konstatuan dhe një gardh rrethues i cili ishte i përbërë me trungje të trashë të pemëve (drurëve pyjor S.M), si një aspekt për të mbrojtur vendbanimin nga faktorët e jashtëm.,,  Në këto zbulime të pa para e degjuara, në këto zbulime rranjë qytretërimesh  ka kontributin e vete edhe Rreth Kalasi, Muhuraku Akile Ibrahim Këbej.    E kjo na mbush me krenari e na mbush me gëzim e oiptimizëm neve Muhurakëve këtu rrëzë maleve e buzë ujrave të Drinit të Zi që nuk kanë munguar trimat, dijetarët, poetët e shkrimtarët e gjithe specialitetet.

Çfarë kishte ndodhur ma parë?

Zbulimet arkeologjike u trumbeuan si triumf i madh në bastijën e kohërave. Mjete e propogandës së kohëve moderne fluturuan. Ato e quajtën e frynë, e zmadhuan si një zbulim ‘’origjinal,, ‘’i pa parë kurrë ndonjë herë,, ‘’si  ndërmarrje ma e fuqishme e kohës,, etj, etj. Sa ma sipër mund të shprehemi: ‘’Përulesia fitoi mbi të drejtën. Padituria fitoi mbi shkencën. E reja si stan mbi kërraba krenohet e pa frenueshme. Njerëzit, shqiptarët e pa ditur e të pa shkolluar futen në një thes si dushku me gogla.  Veçse pak të ditur, zbulojn të vërtetën, duke shkallmuar madhështine e të huajve, duke mefshur e hijezuar besimin vetëm te të huajt që bëjnë zbulime e thonë të verteten.  Ndërsa fatmirësisht ajo nuk mund të zhduket. Ajo diku del  duke fluturuar si pelikani kaçurrel mbi detëra. Dhe ja lexoni: ‘’Jo shumë larg nga vijë-toka, në thellësi 2,5 m e 3,5 m na ra rasti të shohim elemente arkitektonike të motshme në fundliqen. Ishin qindra e qindra hunj (pilota) të ngulura vertikalisht, që zënin një sipërfaqe prej qindra metrash katrore.,,(Moikom Zeqo, ‘’Arkeologji nën ujë në gadishullin e Linit.,,16.10.1980)  Lind natyrshëm pyetja, por çfarë i mungon këtij zbulimi të, ‘’…gazetarit Xhemal Mato. Në dokumentarët e realizuar ku ai ftonte edhe arkeologë e specialistë të fushës si Moikom Zeqo e Neritan Ceka…,,

  Në ato kohë kaq mundësi kishin dhe deri këtu arritën. Mirëpor nuk duhet të mohojm e shkelim mbi kërkimet e tyre arkeologjike, mbi punën e tyre te vuajtshme e plotë sakrefica, por ti vlerësojm e t’iu njohim arritjet sipas kohërave e stadit të zhvillimeve ekonomiko shoqërore. Vetëm kështu ne tregohemi të pastër moralisht, të sinçert në zbulimet tona e vetëm kështu shkruhet historia e vërtet që besohet e i reziston si granit kohërave.

  Ndërsa zhytësi ynë arkeolog Akile nuk më shkruan për këtë problem. Ai tregohet i vëmndshëm, i përmbajtur, i sinçert siç duhet të jemi të gjithe ne, në komunikimet tona të thjeshta deri në zbulimet apo të shkruarit për probleme të ndryshme.

                     Fluturim në kohët e ardhme.

      Po sikur të ndodh vërtet?  Përse, çfar pritet të shkaktohet në luginën e Drinit të Zi nga Gjorica e Epërme deri në ngushticën humner ujë kalues të shtratit miliona vjeçar të lumit të sipër shkruar? Te ndodh kataklizma ekologjike, mjedisore dhe njerëzore.   Mijëra hektar toke shumë relievshe e funksionesh të kthehet në liqen me thellësi deri në 150 m. Besomëni në një det në gjirin muraj vargmalesh runjash e  Korab  Rajkica.

        Do të kalojn shekuj e komërojn kohërat e qytetërimet. Brezni të shumta do të zhduken e zëvendësojn njëri tjetrin. Banor të rinj do të zanë trojet e të parëve në gjire malesh, shpate kodrash e kodrinash. Qytetet e qytezat do të katëzohen në shtratin, brigjet e relivet e shumta nën ujrat e ‘’detit,, Drin. Ku mjerisht do të ndodh që herë do të ngrihet niveli i ujrave, herë do të ulet  duke kërcitur dhambët e urretjes për brezat e kaluem. Peisazhe gërmadhash do të nxjerrin fytyrën e urryeshme të vështruar nga banorët që do të rrethojn dy anët e ‘’detit në mes maleve kreshnike.,,

     Nga shteti X do të vijnë arkeologët e zhytës për të zbuluar se çfarë qytetërimesh fshihen poshtë ujrave, herë ngjyrë kaltra herë të turbullta nga përrenjt e shumtë që derdhen mbi ‘’detin,, në mes maleve.  E do zbulojn qytezat historike Burim, Topojan, Gradec, Çetush, Zall Sinë, Rrokoçelja e Kutës, Çuka e Lekës Zall Dardhë etj. Sigurisht emrat nuk do të jenë këto. Atyre do t’iu vihen numura. Ato do të gëzohen shumë e buzëqeshin fitores në fushën e historisë e arkeologjisë si themeli i saj. Natyrisht do të shkruajn revistat e gazeta e flasin radiot e televizionet për ato zbulime të mëdha.  Akademite e institutet do të dehen nga suksesi  zbulimeve të nivelit europian ndoshta dhe ma gjanë

    Ndoshta duke i shtuar edhe 3000 apo 4000 vjet të tjera. Sigurisht askujt nuk do të zbuloi se këto vendbanime dikur ishin të tilla e të zbuluara nga arkeologët kur nuk kishte ujë.  Siç njihen sot ato me përfaqësues Prof. A Bunguri, Iliaz Kaca etj. Askujt nuk do t’i shkoi ndërmend ose të venë në lëvizje fantazine zhylverniane  se të gjitha këto ngulmime prehistorike zbukuronin peisazhet e luginës të një lumi që dikur ka qenë quajtur Drini i Zi.   Ku jetonin e punonin mijëra banor me veprimtari bujqësore pse jo industriale të pasurive të tyre të grupuar në fshatra të ndryshme.  E gërmimet arkeologjhike do të vazhdojn për të zbuluar vendbanimet ma të vonshme duke mbledhur edhe legjendat e thurura nga banorët e rinj e të vjetër të mbetur aty këtu.

   Ndoshta një Akile, një Besnik apo Ilir do të ishin zhytësit që do të kryenin këto kërkime arkeologjike. Mendojm se dikush do të shkruaj edhe për jetën e tyre.

Firence 04. 08. 2023                                           Dr. Selman Meziu

Fotot Akile Kebej