Konviktet e Shkollave të mesme të Tiranës, të standardeve europiane-Halil Rama


Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

Nxënësit vlerësojnë përkushtimin, vizionin dhe profesionalizmin e drejtorit Shazuman Manja

Me moton “Vendi ku zhvillohen ide dhe aftësi profesionale” synohet që konviktet të jenë jo vetëm vendi ku flihet dhe ushqehen nxënësit por institucionë të mirfillta edukimi. Kjo për faktin se Konvikti konsiderohet si shtëpia ku familja beson gjënë më të shtrenjtë që ka, fëmijën. Ndaj dhe nxënësit konviktorë i konsiderojnë konviktet si shtëpia e hapur, si shtëpia e tyre

Ndërsa mbylli me sukses dhe dinjitetshëm vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, vitin e ardhshëm Tirana do të jetë  “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”! Pjesë e këtij realiteti të mrekullushëm dhe i transformimit rrënjësor të metropolit shqiptar janë edhe katër konviktet e Shkollave të Mesme të Tiranës: Hoteleri – Turizem, Ekonomik, Mjeshtria Sportive dhe Elektrik/Liceu Artistik.
Në katër konvikte të standardeve europiane, të vendosura ne tre godina moderne, me një kapacitet mbi 400 nxënës, në administrinin e Bashkise Tiranë, akomodohen nxënës që ndjekin shkollat: profesionale në degët e Ndërtimit, Elektrike, Hoteleri – Turizëm, Liceu Artistik, Gjuhët e huaja etj, nxënës nga shkolla profesionale që plotësojnë kriteret e regjistrimit.
Drejtori i kësaj Ndërmarrje, Shazuman Manja, me një karierë të shkëlqyer profesionale, si mësimdhënës, ish kryetar i Komunës Tomin, Dibër dhe si drejtues i disa institucioneve të rëndësishme, na njeh nga afër me godinat e këtyre konvikteve të cilat janë në gjendje shumë të mirë me të gjitha shërbimet e nevojshme. Qoftë dhe nga një vizitë rastësore, gjithkush do të bindej se këto konvikte, sot nuk janë më një vend ku nxënesit vetëm flejnë dhe ushqehen, por një institucion qe ka prioritete dhe objektiva të qarta në lidhje me shërbimet e nxënësve. Kjo, falë bashkëpunimit efektiv të DKSHM me të gjitha institucionet e varësisë pranë Bashkisë Tiranë, por jo vetem. Drejtori Manja, që siç shprehen për të në Bashkinë e Tiranës por edhe nxënës exelentë të këtyre shkollave, drejton me kompetëncë, profesionalizëm e përkushtim të rrallë, na tregon se pranë çdo konvikti ka një staf të plotë edukimi dhe shërbimi, salla studimi e salla rekreacioni, ku nxënësit ushtrojnë gjithe aktivitetin e tyre të plotë mësimor, edukativ dhe sportiv.

EDUKIMI I NXËNËSVE PËRMES TAKIMEVE E BISEDAVE
ME PERSONALITETE TË NDRYSHME

“Në konviktet tona, gjatë gjithë vitit, me plan vjetor të përcaktuar qartë dhe të specifikuar sipas muajve përkatës, ftohen personalitete të fushave të ndryshme, shkrimtarë, publicistë, historianë, akademikë nga fusha e mjeksisë, nga institucione që lidhen me emergjencat civile, policia e shtetit, antarë të komunitetit, veteranë etj, ku diskutohen tema shoqërore, të cilat ndikojnë drejteperdrejt në formimin shoqëror, intelektual, profesional të nxënësve”, -shprehet Drejtori Manja.
Sipas shembullit dhe përvojës pozitive si ish – Drejtor i konviktit Hoteleri -Turizëm në Tiranë në harkun kohor të katër viteve (2016 – 2020), Shazuman Manja, i cili pas diplomimit për fizikë me rezultate të shkëlqyera, ka kryer suksesshëm detyra e funksione si mësues e drejtor në shkollat Dohoshisht, Kastriot, Katundi i Ri-Luzni, Peshkopi etj dhe si Kryetar i komunës Qendër Tomin (2003-207) dhe Drejtori i Prodhimit dhe Mirmëbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës, po përmbush me përpikmëri Misionin e DKSHM që konsiston në hartimin, zbatimin e strategjive dhe politikave të saj në përputhje me strategjitë e politikat e Bashkisë Tiranë. Gjitshka, në funksion të zhvillimit shoqëror, intelektual, fizik të çdo nxënësi, duke synuar ushtrimin e rregullave themelore të sjelljes, higjenës, kultivimit të vlerave si dhe monitorimin e përgatitjes për arsimin e lartë. Dhe këto arritje e kanë bazën te bashkërendimi i punës së DKSHM me Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera, e fokusuar në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore, ekonomike dhe logjistike për të siguruar shërbime cilësore në konvikte.

KONVIKTET, VENDI KU ZHVILLOHEN IDE DHE AFTËSI PROFESIONALE

Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës ka një plan vjetor të detajuar në përputhje me planet vjetore të çdo konvikti në varësi të saj ku prioritet janë: Kushte optimale jetese në konvikt; Ushqim cilësor dhe Sigurim i e jetës e shëndetit. Me moton ”Vendi ku zhvillohen ide dhe aftësi profesionale” synohet që konviktet të jenë jo vetëm vendi ku flihet dhe ushqehen nxënësit por institucionë të mirfillta edukimi. Kjo, sipas Drejtorit Manja për faktin se Konvikti konsiderohet si shtëpia ku familja beson gjënë më të shtrenjtë që ka, fëmijën. Ndaj dhe nxënësit konviktorë i konsiderojnë konviktet si shtëpia e hapur, si shtëpia e tyre.
Baza e punës dhe e suksesit të DKSHM është bashkëpunimi nxënës, familje, shkollë, stafi i konviktit. Në dispozicion të nxënësve është një staf i plotë prej 113 punonjësish: Administratë, staf shërbimi, staf edukativ, staf sigurie, psikologë, kuzhinierë, staf mirëmbajtje, shërbime mbështetëse etj. Përmbushjes së objektivave i ka shërbyer edhe bashkëpunimi efektiv dhe mbështetës me OeAD (Agjencia Austriake për arsim).

KUSH ËSHTË DREJTORI I KONVIKTEVE TË SHKOLLAVE
TË MESME TË TIRANËS, SHAZUMAN MANJA

Shazuman Manja ka lindur me 10.02.1969 në fshatin Dohoshisht të Dibrës. Arsimin 8 vjeçar e ka kryer po në fshatin e vendlindjes, ndërsa arsimin e mesëm në qytetin e Peshkopisë, ku e përfundoi në vitin 1988.
Në vitin 1988 – 1989 vazhdoi kursin parauniversitar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Më pas (1989-1993) kreu studimet universitare në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, dega Matematikë – Fizikë, ku u diplomua shkëlqyer në Fizikë.
Po në vitin shkollor 1993 – 1994 shërbeu si mësues në shkollën e Mesme të Bashkuar Kastriot, ku u dallua për aplikimin e metodave bashkohore të mësimdhënies. Më pas (1994 – 96) do të vijonte si mësues në shkollën 8 vjeçare Sohodoll dhe në harkun kohor të dy viteve të ardhshme (1996- 1998) drejtor i Shkollës 8 vjeçare Katund i Ri, Luzni. Përvojën drejtuese do ta pasuronte më tej në vitet 1998 – 2000 si drejtor i shkollës 8 vjeçare në fshatin e lindjes Dohoshisht.
Pikërisht në vlerësim të aftësive profesionale dhe përvojës së tij drejtuese, Shazuman Manja në vitet 2000 – 2003 do shënonte ngjitje në karierën e tij si inspektor në Drejtorinë Arsimore Peshkopi, ku mbulonte lendën Fizikë, 8 vjeçare dhe të mesme.
Nuk qe rastësi, por për vetë profilin e tij të spikatur njerëzor dhe profesioonal, Shazi, në vitin 2003 do të fitonte votëbesimin e zgjedhësve si Kryetar i Komunës Qendër – Tomin, ku megjithë pengesat e pamotivuara të opozitës së djathtë që kishte shumicën në këshillin komunal, shënoi arritje inkurajuese në drejtimin e saj për mandatin 2003 – 2007.
Më pas (2007 – 2014) i rikthehet mësimdhënies si mësues në Gjimnazin “Seit Najdeni” Peshkopi dhe në harkun kohor të dy viteve (2014 – 2016) si Përgjegjës i Kurrikulës dhe Cilësisë në Drejtorinë Arsimore Peshkopi.
Si kuadër i përgatitur, me dije e vizion bashkohor perëndimor, Shazuman Manja e pati më të lehtë drejtimin e konviktit Hoteleri -Turizëm në Tiranë në vitet 2016 – 2020, dhe po ashtu ai dha shembullin e drejtuesit me talent e përkushtim të rrallë ndaj detyrës edhe si Drejtori i Prodhimit dhe Mirmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës (2020 – 2023) dhe që nga viti 2023 e në vazhdim dhe si Drejtor i Konvikteve të shkollave të Mesme Profesionale, Bashkia Tiranë.
Në përsosjen e aftësive drejtuese e profesionale i kanë shërbyer edhe disa trajnime që ka kryer në Tajlandë, Hollandë, Poloni, etj në lidhje me Arsimin dhe Pushtetin Lokal.
Ka bashkëpunuar me Save the children ku ka spikatur dhe si bashkëhartues i një teksti me bankë pyetjet “Si të hartojmë një Test në Matematikë, klasa 5 dhe 6”, si dhe për një botim që lidhet me Qeverinë e Nxënësve, po në bashkëpunim me Save the Children.