Korbi i zi këngëtar famoz-Petro Sota


KORBI I ZI KËNGËTAR FAMOZ

( fabul )

Një korbi i zi nuk ishte si të tjerë,

Kokën e kish në ngjyrë të përzjerë

Por këngën se ndante nga goja,

Me krra-krrat e tij, i kish dal boja.

I dukej vehtja, i madh si këngëtar,

E shumë seriozisht e kishte marr,

Se ai gjithë ditën këngës ja merr,

S’po linte më radhë, për të tjerë.

I mbyllnin veshët, kur këndonte ai

Sepse këndonte më keq se një ari,

Më shumë qe mërzitur, plaku gomar

Dhe thoshte:- s’këndon kushedi çfarë.!

Kur shihte nga larg, kërmat me sy,

Vraponte dhe laraska i gjëndej aty.

Si një mike e korbit, hiqej sigurisht,

Bënte, sikur s’donte të hante mish.

-Ah, more korb, kur ty të dëgjoj,

Më prek kënga e jote, nis të lotoj,!

Prandaj vrapoj dhe vij që nga larg,

Edhe pse sot, s’kam fut gjë në bark.!

-Hani moj laraskë se jeni e ftuar,!

Por unë për ty diçka kam dëgjuar,

Një talent-show në pyll do bëhet tani,

Ti edhe gomari, na qënkeni në juri.

-Prandaj një fjalë, thuaj plakut gomar

Që mua të më japin, çmimin e parë.

Me zërin që kam, kush s’më dëgjon,

Ti, më mirë se të tjerët po më kupton.

-Ah, more korb, as unë s’këndoj si ty,

Por këtë gomarit, do ia them vetë në sy,

Si ai i shkret, nga veshët mirë s’dëgjon,

Dhe prandaj, ty çmimi i parë të takon.

Dhe vërtetë, në talent-show për çudi,

Çmimin e parë ja dhanë korbit të zi.

Por pati shumë debate, si edhe qysh?

Asnjë pretendim s’u muarën parasysh.

Po krenohej korbi me kupën në dorë,

Priste të dilte, që të fliste në televizor.

Dhe s’vonoi shumë, një majmun gazetar,

E morì në intervistë, për çmimin e parë.

Të gjithë kafshët e pyllit, ishin kuriozë,

Se si korbi i zi u bë këngëtar famoz,

Kishte disa që e shihnin me dyshim,

Por, për jurinë, s’kishte më diskutim.

S’mund të flasi askush keq për jurinë,

Se ka qenë e drejtë, përherë në gjykim,

Dhe kështu do të jenë juritë përherë,

Kanë zbuluar këtu, një talent me vlerë.

Por ka dhe nga ata që se besonë këtë,

Le të flasin sa të duan, por s’fitojnë gjë.

Ne të jurisë thotë laraska:- jemi legal.

Dhe nuk jemi si disa me bisht në shalë.

Eh, kjo laraskë, që dikë tjetër thumboi

Se vetë kjo juri dhelprën e përjashtoi,

Por nëpër televizione, ajo foli më shumë,

Duke sharë jurinë dhe gazetarin majmun.

Ndërsa korbit të zi, çmimi i parë i mbeti,

Dhe bridhte nëpër pyll, siç bredh deputeti,

Edhe sikur një hiç, të jesh në këtë jetë,

Por fati edhe ” miku “, të ngrenë përpjetë.