Korça djep i serenatës-Gina Kapaj Xhaferaj


O qyteti i nostalgjisë

ku dhe dita të bëhet natë.

Mrekulli e pastërtisë

ku këndohet serenata.

O qyteti me shumë kulturë

Ku me gaz shkova rininë.

të kujtoj edhe në gjumë

nëpër rrugë në mërgim

O qyteti me kaq shije

që më dhe mbresa të rralla.

Që nga Vlora me shumë hire

sjell urimin porsi dallga.

Që nga Joni ju vjen dehje

sjell një shportë me karafilë

që nga larg ku këndojnë dete

zgjoj kujtimet e rinisë

Për ca perde me tantella

për kitarën që jehon

lumturi më bëhet jeta

dhe kaq shumë po tregoj

Kush do bëhet kuzhinjer

të më japë kërnacka Korçe!

Birra “Korça” të jetë det

me lezetin e një bote.

Kush më sjell një lakror

bërë nga nënat nikoqire.

trahanaja në një sofër

më e mira ndër gatime.

Si kurorë qëndronte dëbora

Mbi çati e mbi ballkon.

lumturinë më dhuroka

vend i luleve lloj-lloj.

O qyteti i Mësonjtores

Vendi i rrallë i gjelbërimit

këtu natën do dëboj

O qyteti i rizgjimit.