“Kordelja blu”


“Kordelja blu”

Poezi

Vera e kuqe

thyen veshtrimin e etur,

qe e firon gllenjke pas gllenjke

dhe gota mbushet po aq serish

me shtrakun e vetetimave,

teksa gurgullon lumi rebel,

me gjakun e bijeve te nenave:

lumi i kalter i cili rrjedh…

ky xhindak lume

i poetit lab te serte

barit te rruges,

heshtur burri rri,

kordele gjaku

kadalesisht pi…

perreth bashqytetaret:

te miret- te ligjte,

te bukurit-

te marret

qendrojne perreth poetit

engjejt

dhe dreqerit:

xhelozet pergjakin buzet,

mjeshtri perthith muzen

dhe femrat qe vene- vijne,

perdoresh qente me kapister,

ne mbremjen e hazdisur :

asgje s’ka ndodhur kete mbremje,

edhe pse kali i poetit qorollitur

me goten e veres ne buze,

ndersa rrezuar mbremja ketu:

mbi kordelen e gjakut blu.

About Post Author