Nexhat Bexheti

Kosova në prag të Prorektoratit të dytë
Për qytetarët e Kosovës,do të ishte e arsyeshme që të kërkojnë dëmshpërblim Neurologjik nga politikanët e partive politike Kosovare,pasi që u’a shkatruan Kosovarëve nervat duke pritur se gjoja erdhi dita që të konstituohet Kuvendi nga të zgjedhurit e qytetarëve.Ajo nuk ndodhi edhe me afatet të caktuara kohore nga Kushtetuesja(diskutabile).Anomalitë e Kushtetutës e dhanë efektin negative,ky moment duhet të shqyrtohet dhe të ipen mundësi të reja shtetit,që shteti të bëhet më efikas për kënaqjen e nevojave të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Opozita u tregua tepër e pa pjekur politikisht, kur është në pyetje shteti,opozita i vu në rendë të parë kënaqjen e vetkënaqësivë politikishtë të sëmura të cilat u shpikën nga kryetarët e partive politike Kosovare. Sintagma se nuk ka vullnet të mirë dhe marveshje politike për konstituimin e Kuvendit me sa duket ky fenomen komik (nga humori i Cimës shkruj se nuk jam kurva por jam fenomen) u rishpik pikërishtë nga politikanët Kosovarë.Politika Kosovare gjendet në udhëkryq pa udhërëfyes,politikanët se kanë dijeninë se në cilin prehën do t’a çojnë Kosovën,vlen ajo thënja primitive,pra nëse nuk jam në pushtet unë çka të dunë të bëjnë me Kosovën s’më intereson,politikanët e Kosovës janë ngritur me votat e Kosovarëve,e sot politikanët u’a kthyen shpinën Kosovarëve bashkë me Kosovën.Sepse nuk mundën që Kosovarëve t’ua japën Kuvendin.Po ashtu shkelën mbi vullnetin e votave të dhanura si shumicë njërës parti fituese.
Duke u nisur nga Kushtetuta e cila ka një mori mungesa për zgjedhjen e ngecjeve të këtilla,sepse nuk ka mekanizma decide që të thiret në ndonjërin nen kushtetues për të organizuar zgjedhje të reja Parlamentare në rastet kur çfaqen rethanat konfuze të kësaj natyre gjegjësishtë kur nuk konstituohet Parlamenti.Në kornizën kushtetuese të Ahtisarit ka një klauzulë e cila i’a mundëson Unmikut që t’a rivendose Protektoratin mbi Republikën e Kosovës.Për hajër ju qoftë.