KOSOVA PËR SANXHAK


Kasam Shaqirvel· 

Poezi nga © Kasam Shaqirvela
*
KOSOVA PËR SANXHAK
(Sanxhaku për Kosovë)
Sanxhaku im….Sanxhak
kalvaret si akulli në stehë
loti ngrirë në qerpik
shpirtin ma mban në teh
emër ky që më bën merak.
E vërteta s’duron gënjeshtra
njëra-tjetrës t’i vë kapak
herë mbi zjarr si saxhak
sa me lot po aq me gjak
bonjak në shtëpi me thjeshtra.
Fruta nga degë arbërore
thyer, prerë edhe shartuar
por s’arritën në asimilim
me djegie, vrasje e pushtim
në palcën e racës së gjenit tim.
Dardania për Sanxhak..dhe
Sanxhaku për Dardani
që të dyja për Shqiptarinë
degët në trungun Illyri…
rrënjët me nënë Pellazgjinë.

About Post Author