Zymer Mehani
KOSOVË, ATDHEU IM
U përdhose,
U dergje,
U dogje,
U bëre hi,
U preve,
U grive,
U shkrumbove,
Por dot s’u shove
Të nëpërkëmbën,
Të damkosën,
Të shtrinë,
Të njollosën,
Të përgjakën,
Të përlloçën,
Të ranë,
Të shanë,
Por dot s’të vranë
U mbrojte
Me gjak zemrash,
Me duf çlirimtar,
Me grushte,
Me armë,
Me thikë e hanxhar
Për Ty u falën jetë
U ujite me gjak
U ruajte me mundim
Kosovë-atdheu im
Të duam pa mbarim
