KOSOVË
(Malli i mërgimtarëve)
Do vijmë kur pranvera do të lulëzojë
e lulet do të kenë çelur livadheve
e dielli ëmbël atdheun do ndriçojë
ne do shëtisim fushave e maleve.
Kosovë malli për ty na ka marrë
të shohim të ndërtuar e plot begati
të ndihemi në vatrën tonë shqiptarë
e të kënaqemi me familje e fëmijë.
Kosova jonë e bukur dhe e shtrenjtë
ti gjithmonë ishe foleja e zogjve tu
dhe ashtu mbetesh për ne e shenjtë
sepse s’na pëlqen vendi ku jemi këtu.