Kostis Palamas-Udhëtimi-Shqipëroi Th. Duka


Udhëtimi

Më shtrëngon vuajtja si lak në qaf

dhe brënda në zemër më duket si gjarpër.

Çuditërisht dua të filloj udhëtimin,

pa përfundim.

Rrugën ngandalë të përshkoj

por asgjëkundi dhe kurrë të mos qëndroj,

frymë të mos gjej,të gjitha t’i ngatëroj

me botë të verbër dhe të heshtur.

Të ndjej rrotull sheshe të shkreta,

shtëpi të mbyllura,oxhaqe të shuajtura

lart të mos ndriçojë asnjë yll,

dhe poshtë asnjë grua.

Në qoftëse gjendem në një udhëtim të tillë,

Pa përfundim,shkretëtirë,në një vend të panjohur,

Nuk do kem dëshirë të tepërt si tani,

E dashur,nga ty humba!

Shqipëroi Th. Duka