Kostumi i mohimit-Kristo Çipa


Kristo Çipa

Ashtu si gëzohemi dhe krenohemi për aritjet kombëtare edhe pezmatohemi e indinjohemi kur gjakun dhe Atdheun e mohojnë.

KOSTUMI I MOHIMIT

Rrobaqepës!! Ti shik i shijes që qep me magji!

ferrin e fjetjes, zbehjen e gdhirjes ti pret në gri

Kostumin e ngrirë me vizë të hekurt e frymë të vdekur

E vesh mohimi, ftua i zverdhur në torturë i pjekur

Me këmbët e kohës, në sharme shajaku, gati arkaikët

Në mesin e moshës me zell zemërimi e kallin të ligën

Si moti modernët, kostumin e ngrirë, servirin sportiv

Në hit interneti, trendi i mohimit po kthehet në VIP!

Kostumi i kobuar që çasti të lindi me okë dëshpërimi

Në shpirt i shëmtuar me qeshje trilli, maestro tundimi

Si dhelpër bishtëprerë mbi eshtra dinake,o hashë e mëngjezit!

Pështyve Atdheun pak pas mesnate, shenjtëri e vesit!

Kalove ylberin me emër ndryshuar u fute mes ss-ëve

Zverdhëllove vrerin me llak lëmuar por jo ADN-ëve

Nepërkë lariqe në ditën e shtunë kur retë vetullohen

Nëpër fierishte zbras helmin e shumtë, pastaj zbukurohet

Rrufjanët e gjakut të verbër si nata si pusi i thellë

Sa kalojnë prakun i gënjen “ parajsa”, mohojnë Atdhenë

Jetim në orgjinë, stinor të besimit, cicërojnë gjuhë ndukur

Shajnë Shqipërinë e hashojnë gjirin, argatë zëkëputur

Pa ti shoh si janë nën kostumin e ngrirë si të bijtë e djallit

Se Atdhe nuk kanë! Erë në shkretëtirë! Baltë në fund të varrit!

Shtegu i mohimit kurrë nuk e gjen dritën, mbetet udhëgremisur

Qumështi i sisës bëhet gur në grykë, hiri i zjarrit fikur!

Shpirti e lë dheun, trupi në baltë fshihet

Kush mohon Atdhenë, nuk gjen vend në qiell!