Kozeta Zylo-Korçës


Kozeta Zylo 

  · 

Korçës

Butë butë eci mbrëmjeve të Korçës,

Mbështjellë me mëndafsh serenate,

Telat e kitares dridhen nëpër qiell,

Dhe të shkretën zemër ma rrëmbejnë fare!

E ç’e dua Paganinin para kësaj nate,

Ku shpirti i këngës dritëzon kudo!

Me vargje të ëmbla, çupkave korçare,

Iu këndojnë poetët dhe unë domosdo.

Një hënëz kënge varet permbi shelg,

Dhe telat si ylber mbi lot të tij,

Ujëvara flokësh hedhur përmbi degë

Ballit të bukur yjet u ndrijnë.

Dhe ndalem për një puthje nën muzgun blu,

Tek Korça lule, pa vyshkur kurrë,

Ç’xixëllonja shpirti derdhen këtu,

Ndaj një gërshetë hëne gjoksit jua thur.

Korçë, 2010

Marre nga libri “Mjellmat po te vijnë”

About Post Author