Kozeta Zylo :Sa më i varfër të jete një popull aq më shume përçahet…


Kozeta Zylo

Politika shqiptare është shume kafshuese dhe helmuese historikisht. Kafshimi i tyre është si ujku i uritur qe çan e shqyen delet ne kope, apo si krokodilët qe te gllabërojnë me nofullat e tyre te tmerrshme.

Çudi! Sa me i varfër te jete një popull aq me shume përçahet dhe grabitet nga peshkaqenët e mëdhenj.

Sot populli shqiptar nuk do demagogji, pallavra dhe gënjeshtra nga mashtrues te çdo kalibri…

Populli shqiptar i ka kaluar te gjitha fazat: feudalizëm, osmanizëm, zogizem, enverizëm, komunizëm, pseudodemokraci etj…

Prandaj ju përbindësha politikane mos ju drejtoni popullit neper podiume si:

Te nderuar socialiste, demokrate, rilindës, konservatore e turli emrash:

Populli do te dije qe:

Ne se ju e merrni qeverinë cili është ndryshimi ne rrogën e tij? Është kaq e thjeshte!…

A do te ketë shtëpi për te jetuar?

A do te ketë kushte te arsimohet?

A do te vazhdoje te iki rinia?

A do te ketë prerje kokash te grave nga burrat?

A do te ketë përdhunime te fëmijëve dhe vajzave?

A do te drogohet rinia?

A do te vazhdojnë te udhëheqin ata qe kane 30 vjet dhe s’ikin kurrë nga kolltuku?

Ju jeni shembulli me i ndyre i politikanit qe mashtroni popullin e mjere, ndërkohë qe fëmijët tuaj nuk studiojnë ne Shqipëri, por jashtë. Ju kuroheni ne spitalet me te shtrenjta ne bote dhe përbuzni mjeket tuaj shqiptare. Ju bëni operacione plastike neper kirurgjite e famshme ne bote, ndërkohë fëmijët vdesin nga mjerimi qe ne bark te nenës.

Ju jetoni me taksapaguesit shqiptare neper zyrat tuaja, ndërkohë veshjet tuaja te firmave me te dëgjuara ne bote bëjnë pasarele mode ne Parlament.

Disa prej jush kane fytyrën e zeze dhe paturpësinë te përdorin ndonjë mbiemër ne fis te persekutuar dhe te mashtrojnë masat se kane qene dhe vete te persekutuar, ndërkohë kane jetuar ne luks ne komunizëm, prindërit e tyre me bursa jashtë shtetit dhe poste te majme nga diktatori Hoxha.

Patjetër qe lista është e gjate, por mjere populli i varfër qe përçahet lehte dhe e ha sapunin për djathë.

About Post Author