Kozeta Zylo:Çast lirik në muajin e trëndafilave


Çast lirik në muajin e trëndafilave

Sa e dua Muajin e trëndafilave,

Kur kurmin më mbulon me petale të mëndafshta,

Nga dritarja dëgjoj simfoninë e bilbilave,

Dhe fëshfërimën e pemëve me rrënje aq të lashta…

Dhe kur meditoj nga kjo pamje oqeanike,

Se ç’ka një drithërrimë që vetëm Hëna e ndjen,

Ajo nëpër muzg derdh rrezet nazike,

Dhe mes bisqesh harbohet, si gjoks vajze shpërthen.

Është etyd pranvere, lindje e shenjtë e jetës,

Pa të natyra do të ishte si sarkofagu gri,

Gjallëria e saj shtrihet dhe krahëve të mjelmës,

Dhe si harp muzike dëgjojmë të mjaltën melodi.

Aromën e trëndafilave e kam ndjerë që bebe,

Petalet e tyre më mbushnin krejt avllinë,

Si kurorë e zjarrtë botën time çmendte,

Mbjellë nga duartë e nënës, zonjëz për shtëpinë

About Post Author