Kozeta Zylo:Dalldia për President


Nga Keze Kozeta Zylo

Dalldia per President

Abdyl shite pasurine…

Nje dalldi e madhe ka plasur ne rrjetet sociale, mediet shqiptare apo ane e mbane botes ku frymohet shqip per te propozuar kush e kush, mikun, borxhliun, drogaxhiun, shokun, fisin, vellain, motren, apo dhe vete kandidohen. Sa shume te etur per pushtet paska pasur ndermjet nesh, sa shume e dashkan ate post te larte, sa i rehatshem ai kolltuk, sa shume euro u prodhoka poshte kolltukut! Tragjiko komike ne kete loje me aktore, kush te rrembeje me pare dhe te perfitoje nje mik president nga propozimi qe ben ne se i del “falla”!

I lexoj dhe ndjej keqardhje te madhe se shumica e propozimeve jane njerez qe kane perfituar nga cdo sistem, jane pergojuar per korrupsion dhe mbi te gjitha Shqiperia vazhdon te jete vendi me i varfer dhe me i korruptuar ne Europe. Drejtuesit e turmave i kane pronesuar fronet, s’ka burre nene qe i shqit nga lekura e kolltukut.

Shqiperise ne opinionin tim i duhet nje president si Abdyl Frasheri qe shiti pasurine e tij per Kombin dhe jo te pasurohej nga posti per Kombin. Une kam besim te plote se ne se mendohet seriozisht jo me qoka dhe dallavere doemos qe gjendet… Shembulli i tij me frymezon. Populli i kendoi:

Abdyl shite pasurinë/ Shkove në Berlin/ Për vatanin, Shqipërine/ Të gjeje shpëtim/ Bismarkun ta pjekje doje/ Për një kuvendim/ T’i thoshje dhe të kërkoje/ Të drejtat si trim.

Nga Prizreni në Himarë/ Çamëri e Gegëri/ Në Prizren e Ergjëri/ Thërret Abdul Frashëri/ Luftojmë për Shqipëri”!

Me kushtetute presidenti i Republikes se Shqiperise zgjidhet nga Parlamenti. Presidenti propozohet nga 20 deputete dhe hidhet me vote ne Parlament. Personalisht deshiroj qe presidenti te zgjidhet nga populli dhe jo nga nje grup deputetesh, por ja qe kushtetuta nuk na lejon, per rrjedhoje zbatohet ajo qe eshte ne fuqi.

Dalldia per president nuk e njeh kushtetuten, vazhdojne propozimet…

Kozeta Zylo pa pasur kurre poste qeveritare dhe qe mbi partite ka Gjuhen Shqipe.

21 Prill, 2022

New York

About Post Author