Kozeta Zylo:Dea te Lasgushi


Sot ne 122 Vjetorin e datelindjes se Poetit Kombetar Lasgush Poradecit. Ai mbetet shkrimtar unik dhe kurre nuk iu bind regjimit diktatorial. Ai e ndjeu ne palce persekucionin…

Mbesa ime Dea e lindur ne New York njihet me historine e Shqiperise.

Foto: Ne Pogradec: Prane Lasgush Poradecit…

Dremit Liqeri

Mi zall te pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ai ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.
Posi me flake-u ndez e kroj,
E vetetiti plot magji,
E yll` i dites perendoj
Ne qetesi dhe dashuri.
Tashti po shuhet nene mal
Qytet`i ngrysur ne te zi,
Po ndizen yjte dal-nga-dal
Plot bukuri!Plot fshehtesi!
Ne kete cas perendimor,
Ndaj po me dehen syte-.e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershetor
Ma frymezon nje mall i ri.

Vdekja E Nositit

Me zjarr ju flas…, me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr…
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr…
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
Dh’ u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! gjirin t’a godas…
Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças…,
Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!…
Ahere – helmohet e buçet
pas mallit t’im liqeri – i shkret,
e rit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund,
ay e hap sa me të mund,
gjer mu në gjit, gjer mu në fund.
E shpirtin dyke m’a përcjellë,
më thotë-ah! Shif sesa ‘sht i fellë
ky gjir’ i em që të pat pjellë…
…Me zjarr ju flas, me zjarr.

TI PO VJEN QË PREJ SË LARGU

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t’ u fal.
E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s’ ate,
T’ i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.
Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshirim.
Të m’ a shkelish hije- letë ! të m’ a shkelish mes për mes !
Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes

About Post Author